Telegrafi

Milani tenton transferimin e yllit gjerman

Karim Bellarabi është emri më i ri në listën e skuadrës italiane Milan.

Sulmuesi anësorë është ka kaluar nëpër një formë mjaftë të mirë në tri vitet e fundit me Bayer Leverkusenin.

Pas paraqitjeve të mira në Bundesliga dhe në Evropë, Bellarabi është bërë objektiv i Milanit.

Sipas asaj që ka shkruar ‘Corriere Dello Sport’, Milan do të tentoi transferimin e tij qysh në afatin kalimtar të janarit.

Edhe pse ka një kontratë të gjatë deri në vitin 2021 me Bayer Leverkusenin, Bellarabi mund të pranoi t’i bashkohet Milanit.

Vlera aktuale e reprezentuesit gjerman sillet rreth 25 milionë euro. /Telegrafi/