Telegrafi

Milani tenton transferimin e Van de Beek qysh në janar

Milani duket se kërkon të bëjë edhe disa transferime të tjera në afatin e janarit.

Pasi realizuan disa marrëveshje në afatin kalimtar veror, Rossonerët duan të përforcohen edhe në dimër.

Sipas asaj që raporton Fichajes, Milani po tenton të transferojë Donny Van de Beekun nga Manchester United.

Mesfushori holandez nuk e ka gjetur vetën në OldTrafford që kur u transferuar nga Ajaxi, andaj e mendon largimin.

Milani është tejet i interesuar për të dhe e kërkon në formë huazimi me të drejtë blerje në fund të këtij edicioni.

Duke parë që nuk ka shumë minuta në dispozicion, Van de Beek mund të jetë i hapur që t’i bashkohet klubit nga Serie A.

Manchester United do të ishte i gatshëm për shitjen e tij, pasi nuk është në planet e tyre dhe tashmë kanë disa mesfushorë në skuadër. /Telegrafi/