Milani ende nuk e ka përfunduar punën e përforcimeve për edicionin e ri.
Gjiganti italian synon që ta transferojë edhe një sulmues anësorë dhe tani janë në bisedime me francezin Florian Thauvin.
27-vjeçari është futur në vitin e fundit të kontratës me OM dhe ende nuk ka arritur marrëveshje për rinovimin e saj.
Maldini ka biseduar me agjentin e lojtarit i cili është pro një transferimi në San Siro, por duhet bindur Marseille.
Gjiganti francez mendon të fitojë mbi 20 milionë euro nga shitja e Thauvin, shumë që po konsiderohet e ekzagjerua nga Rossonerët duke parë se lojtari është në vitin e fundit të kontratës.
Milan po mendon të shpenzojë deri në 15 milionë euro për transferimin e lojtarit dhe këto tri ditë janë vendimtare për të ardhmen e tij.
Por gjiganti italian duhet të ketë kujdes, pasi për lojtarin interesim kanës shprehur edhe skuadra të tjera.
Roma, Atalanta, Borussia Dortmund dhe Bayer Leverkusen janë ekipet tjera që duan transferimin e Thauvin.
Lojtari është i gatshëm të largohet nga ‘Veledrome’, por klubet e interesuara duhet ta bëjnë ofertën e duhur te Marseille. /Telegrafi/