Site icon Telegrafi

Milani të gatshëm për transferimin e Gustavos

Thuhet se Milani janë të interesuar për mesfushorin e Wolfsburgut, Luiz Gustavo, i cili mund të arrijë pa marrë parasysh situatën e pronësisë.

Mesfushori brazilian ka qenë i lidhur me të dy skuadrat tjera të mëdha, Juventusin dhe Interin në të kaluarën, dhe ka fituar 41 paraqitje për vendin e tij.

Tani calciomercato.com raporton se Rossonerët janë të interesuar në sigurimin firmës së tij, me kontratën e tij që do të skadojë në verën e vitit 2018.

Lexo po ashtu Chelsea i prinë garës për Bakayokon, shfaqin interesim edhe gjigantët italianë

Duke pasur parasysh se Volkswagen janë të rezervuar për të investuar në klub për shkak të problemeve që lidhen me skandalin e emisioneve, dhe besohet se Luiz Gustavo do të jetë në dispozicion për rreth 10 milionë euro.

Megjithatë, 29-vjeçari fiton rreth 10 milionë euro në pagën bruto për sezon, të cilën ai do të duhet ta ul për t’u bashkuar me klubin ‘Diavolo’.

Lojtari më i mirë i paguar i Milanit aktualisht është Carlos Bacca, i cili fiton rreth katër milionë euro neto në sezon. /Telegrafi/

Exit mobile version