Telegrafi

Milani tashmë ka gjetur lojtarin adekuat për të ndihmuar Romagnolin në mbrojtje

Milani është duke shikuar mundësit që të riformaton mbrojtjen në sezonin e ardhshëm.

Klubi nga Milano nuk është i interesuar të rinovon me Alex dhe Phlippe Mexes pasi kjo dyshe nuk ofron siguri për mbrojtjen e Rossonerëve.

Cristian Zapata me shumë mundësi do të qëndrojë pasi ka bindur drejtuesit e Milani, por nuk shikohet lojtari adekuat për të ndihmuar Alessio Romagnolin në mbrojte.

Sipas TuttoSport, Milani ka shfaqur interesim për Stefan Savic, i cili këtë sezon mund të luajë finalen e parë me Ligën e Kampionëve.

Çmimi i mbrojtësit malazez është rreth 20 milionë euro pasi nuk po arrin të gjejë vend në formacionin startues të Diego Simeone. /Telegrafi/