Milani thuhet se ka folur me një nga agjentët e Jakub Janktos për mundësinë e nënshkrimit të mesfushorit të Udineses.
Mesfushori çek po kalon një super-formë këtë sezon me fanellën e Udineses.
Paraqitjet e tij të mira, golat dhe asistimet kanë bërë që shumë skuadra të mëdha italiane, por edhe nga Liga Premier të vihen pas shërbimeve të tij.
Skuadrat nga San Siro, Interi dhe Milani kanë simpati të veçantë për mesfushorin e gjithanshëm të skuadrës nga Dacia Arena.
Mediat italiane raportojnë se Rossonerët tashmë kanë kontaktuar me njërin nga agjentët e tij për të shikuar mundësinë e transferimin e tij.
Sipas mediumit Sky Sport Italia, drejtori sportiv i Milanit, Massimiliano Mirabelli ishte thellë në bisedë me Giuseppe Rison, i cili përfaqëson çekun.
21-vjeçari ka qenë i lidhur me Rossonerët që nga vera e kaluar dhe ka një sezon të frytshëm, me pesë gola dhe shumë asistime për Udinese këtë sezon.
Në Ligën Premier, skuadra më e interesuar për të është Arsenali i Arsene Wengerit, i cili ka nevojë për përforcime në mesin e fushës. /Telegrafi/