Milani po vazhdon të përforcohet për edicionin e ri në Serie A.
Kuqezinjtë kanë qenë mjaft aktiv deri më tani në tregun e transferimeve, duke bërë disa përforcime cilësore.
Pierre Kalulu, Brahim Diaz, Simon Kjaer dhe Sandro Tonali (mungon vetëm zyrtarizimi), janë pjesë e Milanit.
Por lojtari i radhës që pritet t’i bashkohet kuqezinjve është mesfushori portugez Florentino.
Paolo Maldini është takuar ditën e djeshme me agjentin e lojtarit në Milano dhe marrëveshja duket shumë afër.
Lojtari që po kërkohet edhe nga Fulham ka pranuar t’i bashkohet Milanit, pasi sipas Calicomercatos ai është i gatshëm të luaj për kuqezinjtë.
Por tani i mbetet Milanit që të mbyllë marrëveshjen me Benficën për mesfsuhroin e talentuar.
21-vjeçari pritet t’i bashkohet Milanit si huazim me të drejtë blerje në fund të sezonit për 19 milionë euro. /Telegrafi/