Milani pritet ta ndryshojë thuajse të gjithë formacionin startues për ndeshjen e të enjtes në Europa League kundër Dudelange.
Rossonerët do ta nisin fushatën evropiane si mysafir në Luksemburg, ndërkohë që Suso, Patrick Cutrone dhe Mateo Musacchio nuk janë në dispozicion.
Sipas Sky, trajneri Gennaro Gattuso do të bëjë rotacion thuajse në gjithë skuadrën duke nisur nga Pepe Reina që do t zë vendin e Gianluigi Donnarummas.
Mattia Caldara pritet të startojë me Ignazio Abate dhe Diego Laxalt në krah të mbrojtjes, që do të thotë se vetëm Alessio Romagnoli do ta mbajë vendin nga ekipi që barazoi me Cagliarin.
Mesfusha do të ndryshohet në tërësi me Jose Mauri, Tiemoue Bakayoko dhe Andrea Bertolacci, të cilët pritet të startojnë nga minuta e parë.
Gonzalo Higuain pritet ta ruajë vendin e startuesit, ndërsa në krah të tij do të luajnë Fabio Borini dhe Samu Castillejo.
Formacioni i mundshëm i Milanit: Reina; Abate, Caldara, Romagnoli, Laxalt; Mauri, Bakayoko, Bertolacci; Castillejo, Higuain, Borini. /Telegrafi/