Milani duket se ka vendosur përfundimisht të transferojë Fikayo Tomroin nga Chelsea.
Skuadra italiane është tejet e kënaqur me paraqitjet e mbrojtësit anglez dhe duan ta transferojnë në fund të këtij sezoni.
Sipas asaj që raporton gazetari Fabrizio Romano, Milani është duke u përgatitur që të aktivizojë klauzolën e Tomorit.
AC Milan are intentioned to sign Fikayo Tomori from Chelsea on a permanent deal triggering the buy clause [around €28.5m] in case of UCL spot guaranteed. Fikayo would be ‘happy’ to stay. 🔴⚫️ #ACMilan
Chelsea are still working to extend Thiago Silva’s contract soon. 🔵 #CFC
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) May 10, 2021
Ajo është rreth 28.5 milionë euro dhe Chelsea nuk mund të ndalojë largimin e lojtarit nga Stamford Bridge.
Marrëveshja mes të dyja klubeve është që Milani ka të drejtë të blejë kartonin e lojtarit, nëse arrin të paguajë klauzolën e tij.
Andaj, Rossonerët janë të gatshëm që të ofrojnë shumën që ka kërkuar Chelsea, për t’i siguruar shërbimet e mbrojtësit. /Telegrafi/