Sulmuesi brazilian, Douglas Costa është duke kaluar muajt e fundit në Torino si futbollist i Juventusit.
Që nga transferimi i tij në Juventus, Costa nuk ka arritur të shfaqë gjithë potencialin e tij me fanellën bardh e zi.
Duket se drejtuesit e kampionit italian kanë mbaruar pritjet ndaj tij dhe synojnë ta largojnë në verë.
Është skuadra e Milanit që së fundmi ka shfaqur interesim për transferimin e Douglas Costas në San Siro.
Rossonerët janë gati ta shesin yllin spanjoll Suso dhe synojnë që atë ta zëvendësojnë me Costan.
Juventus kërkon që nga transferimi i Costas të fitojë 60 milionë euro, shumë e lartë për Milanin.
Drejtori i Milanit, Leonardo synon që ta ulë çmimin e bashkëkombësit të tij në 45 milionë euro për ta veshur kuq e zi. /Telegrafi/