Mbrojtësi francez i Tottenham Hotspur, Serge Aurier është bërë objektivi kryesor i Milanit për mbrojtjen.
Italiani Andrea Conti thuhet se është vendosur të largohet nga San Siro dhe të bashkohet me Werder Bremen në Bundesliga.
Kështu, Milani nuk ka ndenjur duarkryq dhe ka identifikuar francezin e Tottenhamit, Aurier si një zëvendësim të mundshëm Andrea Contin.
Sipas Calcio Mercato, Werderi tashmë ka paraqitur një ofertë për të marrë Contin me huazim dhe Milani dëshiron që Aurier të zë vendin e 25-vjeçarit.
Aurier ishte i kufizuar në vetëm tetë paraqitje në Ligën Premier në sezonin e fundit të Tottenham dhe një largim i tij pritet të jetë i pashmangshëm.
Për Aurier interesim ka shprehur edhe ish-skuadra e tij, Paris Saint-Germain. /Telegrafi/