Telegrafi

Milani synon transferimin e Aurier, gati oferta për Tottenhamin

Serge Aurier . (Photo by Dan Istitene/Getty Images)

Milani vazhdon të interesohet për transferimin e një mbrojtësi të djathtë.

Shumë emra kanë qenë në listën e Rossonerëve, por objektivi i tyre kryesor mbetet Serge Aurier.

Mbrojtësi i majtë i Tottenham Hotspur pëlqehet jashtëzakonisht shumë nga kuqezinjtë dhe kërkohet me çdo kusht transferimi i tij.

Spurs e kishin blerë lojtarin në verën e vitit 2017 nga PSG, mirëpo ai nuk është titullar i padiskutueshëm tek skuadra londineze.

Serge Aurier. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)

Këtë fakt po mundohet ta shfrytëzojë Milani për ta bindur lojtarin të transferohet në Serie A, ku i garantojnë një vend titullari.

27-vjeçari ka luajtur në 33 ndeshje këtë edicion ku ka realizuar dy gola dhe ka bërë shtatë asistime.

Milan është gati të shpenzojë rreth 20 milionë euro për transferimin e Aurier në San Siro. /Telegrafi/