Milani dhe Torino kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të në Serie A.
Rossonerët janë nikoqir të Torinos në ndeshjen e cila pritet të zhvillohet në San Siro me fillim nga ora 20:45.
Ekipi i Stefano Piolit vjen në këtë ndeshje pas një humbje në derbi ndaj Juventusit dhe synon t’i kthehet sa më parë fitores për ta mbajtur pozitën e parë.
Rimaniamo a San Siro per #MilanTorino 🏟️
Sfoglia il nostro nuovo Match Program in attesa della 17° giornata di campionato ➡️ https://t.co/vi6H1JuPcQ #SempreMilan pic.twitter.com/gDpftDpRYZ— AC Milan (@acmilan) January 9, 2021
Në anën tjetër, mysafirët kanë filluar të gjejnë sado pak formën pas një fillimi të tmerrshëm të sezonit dhe do të synojnë të dalin me rezultat pozitiv nga ky udhëtim.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme, marrë parasysh edhe mungesat.
Milan: G Donnarumma; Calabria, Kjaer, Romagnoli, Theo Hernandez; Kessie, Tonali; Castillejo, Brahim Diaz, Hauge; Leao
Torino: Sirigu; Izzo, Lyanco, Bremer; Singo, Gojak, Lukic, Rincon, Rodriguez; Verdi, Belotti
/Telegrafi/