Telegrafi

Milani synon t’i afrohet Interit me një fitore ndaj Udineses, formacionet zyrtare

Milani dhe Udinese kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e javës së 25-të në Serie A.

Rossonerët janë nikoqir të Udines në takimin i cili pritet të zhvillohet në stadiumin San Siro me fillim nga ora 20:45.

Ekipi i Stefano Piolit vjen në këtë ndeshje pas fitores së madhe në udhëtim te Roma dhe synon ta vazhdojë serinë pozitive për t’i qëndruar hije rivalëve të Interit.

Në anën tjetër, mysafirët gjithashtu vijnë nga një fitore ndaj Fiorentinës dhe me moralin lartë do të tentojnë rezultat pozitiv nga ky udhëtim i vështirë.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira, përkundër mungesave të theksuara shkaku i lëndimeve dhe pezullimeve.

Milan: G Donnarumma; Kalulu, Kjaer, Romagnoli, Theo Hernandez; Tonali, Kessie; Castillejo, Brahim Diaz, Rebic; Leao

Udinese: Musso; Becao, Bonifazi, Nuytinck; Molina, De Paul, Arslan, Makengo, Zeegelaar; Pereyra, Nestorovski

/Telegrafi/