Milani dhe Fiorentina kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshje interesante të javës së 35-të në Serie A.
Rossonerët janë nikoqir të klubit Viola në takimin që pritet të zhvillohet në San Siro me fillim nga ora 15:00.
Ekipi i Stefano Piolit është në formë të lartë dhe synon fitore para tifozëve të vet, për të mbajtur pozitën e parë në tabelë, deri në fund të sezonit.
⚜️ MATCHDAY ⚜️
🆚 AC Milan
🏆 Serie A
⏰ 15:00 CET
🏟 Stadio Giuseppe Meazza
Powered by SYNLAB Italia #ForzaViola 💜 #Fiorentina #ACFFiorentina #MilanFiorentina pic.twitter.com/82COUh5YqX— ACF Fiorentina English (@ACFFiorentinaEN) May 1, 2022
Në anën tjetër, mysafirët kanë dy humbje radhazi në kampionat dhe synojnë të kthehen te rezultatet pozitive, pasi duan një vend që i dërgon në garat evropiane.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.
Milan: Maignan; Calabria, Kalulu, Tomori, Theo Hernandez; Tonali, Kessie; Messias, Brahim Diaz, Leao; Giroud
Fiorentina: Terracciano; Venuti, Milenkovic, Igor, Biraghi; Duncan, Amrabat, Maleh; Nico Gonzalez, Cabral, Saponara
/Telegrafi/