Klubi italian, Milani është shumë i interesuar të përforcojë repartin e mbrojtjes dhe ylli i Lille, Sven Botman është njëri nga favoritet për ta transferuar.
Mbrojtësi i Lille është njëri nga lojtarët më të kërkuar në Evropë, por gjatë janarit asnjë skuadër nuk arriti ta transferoj atë.
Klubet angleze, Newcastle United dhe Tottenham Hotspur tentuan disa herë ta ‘rrëmbejnë’ lojtarin, por pa sukses.
Megjithatë, largimi i tij gjatë afatit të ardhshëm kalimtar, atij të verës, duket i pashmangshëm, pasi edhe Lille pritet të jetë i interesuar të fitojë para nga shitja e Botmas.
Sipas mediumit Calciomercato, Milani është gati të shpenzojë shumë për Botman dhe të ‘shkatërrojë’ çdo shpresë që Newcastle dhe Tottenham kanë për të bërë një marrëveshje.
Shpresat për titull në Serie A dhe kualifikimi në Ligën e Kampionëve mund t’i ndihmojë Rossonerët të fitojnë garën për një nënshkrim kaq të madh. /Telegrafi/