Drejtori sportiv i Milanit, Massimiliano Mirabelli, ka konfirmuar se klubi është i qetë për renovimin e Gianluigi Donnarummas.
18 vjeçari ka refuzuar së pari ofertën për kontratën e re, por u raportua se Rossonerët janë dorëzuar për të, teksa tash palët si duket janë afër marrëveshjes.
“Ne duam një fund të lumtur për këtë që ka ndodhur, jemi të qetë. Ne po e bëjmë punën tonë, ne op presim”.
“Pas kampionatit U21 ne do të ulemi dhe do të shohim”, u shpreh Mirabelli. /Telegrafi/