Telegrafi

Milani siguron edhe Borinin, nesër testet mjekësore

Mediat italiane shkruajnë se Milani ka arritur marrëveshje me sulmuesin italian të Sunderlandit, Fabio Borini.   

Italiani që ra në Championship me skuadrën e tij është kërkuar edhe nga Lazio.

MilanNews, Calciomercato.com dhe Gazzetta dello Sport, e konfiromojnë marrëveshjen mes klubit dhe lojtarit.

Nesër pritet të mbahen testet mjekësore.

Borini ka zhvilluar 26 ndeshje në Ligën Premier, ku ka shënuar dy gola.

Lojtari më parë ka luajtur për skuadra të mëdha si Chelsea, Roma dhe Liverpool, ku ka shënuar 36 gola në 166 ndeshje. /Telegrafi/