Milani do të jetë mysafir i Torinos për ndeshjen që luhet në kuadër të javës së 32-të në Serie A.
Përballja që fillon në ora 20:45 do të zhvillohet në “Stadio Olimpico di Torino”, me Rossonerët që duhet të fitojnë medoemos.
Për këtë sfidë, Torino do të jetë pa Dennis Praet, Simone Zaza dhe Antonio Sanabria, që janë të lënduar.
Në anën tjetër, Milani do të ketë mungesa si, Zlatan Ibrahimovic, Ante Rebic, Ismael Bennacer, Samu Castillejo, Alessio Romagnolin, Alessandro Florenzi dhe Simon Kjaer, që janë të lënduar.
Formacionet bazë
Torino: Etrit Berisha; Zima, Bremer, Rodriguez; Singo, Ricci, Lukic, Vojvoda; Pobega, Brekalo; Belotti
Milan: Maignan; Calabria, Kalulu, Tomori, Theo Hernandez; Tonali, Kessie; Saelemaekers, Brahim Diaz, Leao; Giroud. /Telegrafi/