Site icon Telegrafi

Milani shumë afër Calhanoglut

Milani besohet se është shumë afër sigurimit të firmës për Hakan Calhanoglun.

Rossonerët thuhet se tashmë kanë një marrëveshje personale me ekspertin e gjuajtjeve të lira.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth Milanit

Di Marzio raporton në faqen e tij se drejtori i Milanit po punon fuqishëm për të realizuar këtë marrëveshje.

Milani tashmë po ofron 15 milionë euro, teksa klubi gjerman ka kërkuar 30 milionë euro.

Pozita e Bayernit besohet se është më e dobët në tentim për të marrë lojtarin dhe tash Rossonerët janë favoritë me 20 milionë euro në tavolinë për Leverkusenin. /Telegrafi/

 

Exit mobile version