Milani është duke menduar për transferimin e Alberto Aquilanit si një opsion më të lirë në mesfushë.
Rossonerët duhet ta forcojnë mesin e fushës, mirëpo e kanë të kufizuar buxhetin fillestar nga pronarët e rinj.
Sipas La Gazzetta dello Sport, një opsion afatshkurtër është mesfushori italian, i cili ka veshur fanellën kuqezi në sezonin 2011/2012.
Të gjitha lajmet rreth TRANSFERIMEVE
32-vjeçari ka kontratë me Sporting CP deri në vitin e ardhshëm, por mediat italiane raportojnë se ai ka ndërprerë kontratën dhe mund të kalojë në San Siro si lojtar i lirë.
Ish-lojtari i Romës, Liverpoolit dhe Juventusit, kërkohet edhe nga skuadra e promovuar në Serie A, Pescara. /Telegrafi/