Telegrafi

Milani shpreh interesim për Richarlison, por duhet të luajë në Ligën e Kampionëve

Richarlison (Foto: Alex Livesey/Getty Images/Guliver)

Milani është përfshirë në garë për shërbimet e sulmuesit të Evertonit, Richarlison – bën të ditur Calciomercato.

Rossonerët janë të interesuar për futbollistin brazilian, mirëpo janë duke e përcjellë ngritjen e vazhdueshme të çmimit të tij në treg.

Richarlison (Foto: Alex Livesey/Getty Images/Guliver)

Evertoni e transferoi 21-vjeçarin nga Watfordi në verën e kaluar për 35 milionë funte (40.5 milionë euro), ndërsa ai i ka kryesuar titujt e gazetave me golin akrobatik ndaj Manchester Unitedit këtë fundjavë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Richarlison

Paraqitjet e tij kanë bërë që çmimi i lojtarit të jetë vazhdimisht në ngritje, ndërsa klubi i tij e vlerëson rreth 65 milionë funte (75 milionë euro).

Që ta blejë Richarlisonin, Milani duhet që doemos të sigurojë pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm. /Telegrafi/