Telegrafi

Milani shopping në Ligën Premier, kërkon lojtarë klasi

Më në fund, duket se Milani tashmë është i gatshëm të bëjë një treg të mirë të transferimeve.

Në janar, por edhe në qershor trajneri Vincenzo Montella do të jetë në gjendje të nënshkruajë me lojtarë të nivelet të lartë, pasi klubi italian është i gatshëm të investon.

Lexo po ashtu CdS: Donnarumma e do kalimin te Juve

Sipas Daily Express në orbitën e skuadrës nga Milano është Cesc Fabregas i Chelsea, Riyad Mahrez i Leicesterit dhe Jack Wilshere i Arsenalit, por i huazuar te Bournemouthi.

Por, në rast se vjen njëri nga këta, atëherë mundësitë që Carlos Bacca të largohet janë të mëdha, pasi për kolumbianin kanë shprehur interesim shumë skuadra të mëdha.

Milani gjithashtu ka shfaqur interesim edhe për Milan Badelj. /Telegrafi/