Memphis Depay është bërë objektivi kryesor i Milanit për fazën ofensive.
Sulmuesi holandez ka shkëlqyer në Ligue 1 me fanellën e Lyonit këtë edicion pas dështimit që kishte tek Manchester United.
Milani po tenton me çdo kusht transferimin e lojtarit gjatë afatit kalimtar të verës.
Madje Rossonerët janë të gatshëm t’i shesin dy sulmues vetëm e vetëm t’i grumbullojnë paratë për Depayn.
Ekipi italian i ka vënë çmimin prej 15 milionë eurove sulmuesi kolumbian Carlos Bacca që aktualisht i huazuar tek Villareal.
Ndërkohë në shitje është nxjerrë edhe kroait Nicola Kalinic që ka dështuar këtë vit te Milani.
Për Kalinicin interesim ka shprehur Wolfsburgu dhe klubi gjerman është gati të paguaj 20 milionë euro.
Me 35 milionët e fituar, Milan pritet t’i shpenzojë të gjitha në Depayn për ta përforcuar fazën ofensive.
Reprezentuesi holandez në 50 ndeshje në të gjitha garat këtë edicion ka shënuar 19 gola dhe ka dhuruar 17 asistime. /Telegrafi/