Telegrafi

Milani shënjestron transferimin e Tomiyasu

Milani është futur në garë për transferimin e një mbrojtësi të ri dhe janë të gatshëm të shkojnë për anëtarin e Bolognas, Takehiro Tomiyasu.

Sipas asaj që raporton La Gazzetta dello Sport, shitja e Lucas Paquetas te Lyoni, do t’i mundësojë Rossonerëve që të transferojnë mbrojtësin.

Wesley Fofana po kalon nga Saint-Etienne te Leicesteri, andaj Milani tani është larguar nga gara.

Sipas gaezetës italiane, Tomiyasu  është në listën e top shënjestrave të Milanit për të përforcuar mbrojtjen.

Bologna thuhet se nga shitja e 21-vjeçarit japonez po i kërkon 25 milionë euro, që iu bashkua skuadrës në verën e kaluar nga Sint-Truiden.

Milani po tenton që të ulë çmimin e kërkuar, duke ofruar edhe ndonjë lojtar. /Telegrafi/