Site icon Telegrafi

Maurizio Sarri njëri prej kandidatëve për postin e trajnerit të Milanit

Foto LaPresse - Gerardo CafaroStadio San Paolo, martedi 26 settembre 2017, Napoli (Italia)Sport CalcioSSC Napoli vs FeyenoordUEFA Champions League stagione 2017/2018 Gruppo F, seconda giornata Nella foto: SarriPhoto LaPresse - Gerardo CafaroSan Paolo stadium, Tuesday 26th September 2017, Naples (Italy)Sport SoccerSSC Napoli vs FeyenoordUefa Champions League - 2017/2018 season Group F, matchday 2In the picture: Sarri

Milani dëshiron të nisë një epokë të re me trajnerin aktual të Napolit, Maurizio Sarrin.

Sipas gazetës italiane, Tuttosport, klubi e sheh Gennaro Gattuson vetëm si një zgjidhje e përkohshme pas shkarkimit të Vincenzo Montellas.

Tashmë janë planifikuar edhe blerjet e disa lojtarëve për formacionin e ri që do ta drejtoj Sarri.

Maurizo Sarri dhe Elseid Hysaj 

Sigurisht që nuk është hera e parë që trajneri italian po përmendet pasi që Sarri ishte shumë pranë marrjes së punës së Milanit kur Silvio Berluskoni ishte ende në krye të klubit.

Sarri aktualisht ka një kontratë me Napolin që përfshin një klauzolë lirimi me vlerë prej tetë milionë eurove.

Lexo po ashtu Conte ka dy oferta në tavolinë, Chelsea e lë të largohet në verë

Tuttosport sugjeron se Milani mund t’i ofrojë atij një marrëveshje me vlerë 3.5 milionë euro për sezon, rreth dyfishi i pagës së tij aktuale.

Ndryshe, strategu 59-vjeçar është ndër të pakët që ushtrojnë zejen e trajnerit duke mos qenë në të kaluarën futbollist. /Telegrafi/

Exit mobile version