Milani thuhet se kanë rizgjuar interesimin e tyre në mesfushorin me tipare mbrojtëse të Wolfsburgut, Luiz Gustavo.
29-vjeçari brazilian ka qenë më parë i lidhur me Rossonerët, së bashku me rivalët më të mëdhenj italian të tyre, Interin dhe Juventusin.
Nën kontratë me skuadrës e Bundesligës, braziliani është thënë të jetë në dispozicion për një tarifë prej rreth 10 milionë euro,
Por, kërkesat e tij vjetore për pagë prej pesë milionë eurove mund të bëj që ky të jetë një problem, përcjell Telegrafi.
Sipas Corriere dello Sport, Milani mund t’i ofrojë lojtarit një kontratë më të gjatë në mënyrë që të zvogëlojë pagën në ofertë.
Gustavo arriti në Wolfsburg nga Bayern Munich në vitin 2013, dhe që atëherë ka bërë 134 ndeshje, duke shënuar 12 gola dhe duke siguruar shtatë asistime.
Mesfushori me tipare mbrojtësi gjithashtu ka bërë edhe 40 paraqitje për ekipin kombëtar brazilian. /Telegrafi/