Milani mund të rikthejë Gonzalo Higuainin përsëri në Juventus verën e ardhshme për arsye ekonomike.
Sipas mediumit italian Corriere dello Sport, ‘shanset janë të larta’ që Higuain do të largohet nga Milani në fund të sezonit.
Rossonerët i paguan Juventusit 18 milionë euro për të nënshkruar me El Pipitan në huazim gjatë verës dhe ranë dakord për një blerje prej 36 milionë eurosh.
Megjithatë, për shkak se kontrata e tij në San Siro do ta lidhë atë deri në vitin 2021, gazeta thotë se Rossonerët do të merrnin një goditje prej 37 milionësh në buxhetin e tyre.
Kjo vjen në kontrast të thellë me Lucas Paqueta, marrëveshja e të cilit është strukturuar në një mënyrë që ai do të kushtonte vetëm nga shtatë milionë euro për pesë vjet.
Duke pasur parasysh rëndësinë e tij për trajnerin Gennaro Gattuso, Il Corriere pret që drejtori i ri, Ivan Gazidis, të përpiqet të negociojë një çmim më të ulët me Zonjën e Vjetër së pari.
Ai ka shënuar shtatë gola në 13 paraqitje për Rossonerët deri tani këtë sezon, por është larguar me kartonë të kuq kundër klubit të tij mëmë dhe u dënua me dy ndeshje.
Ndërkohë, Milani është i vendosur të mësojë nëse Higuainit do t’i hiqet dënimi për ndeshjen e dytë për të qenë i gatshëm për vizitën e tyre në Parma më 2 dhjetor. /Telegrafi/