Telegrafi

Milani rikthehet te triumfi, merr fitore të rëndësishme ndaj Venezias

(Foto: Twitter/AC Milan)

Milani ka vazhduar me formën e mirë në këtë fillimsezoni në Serie A duke fituar përballë Venezia (2-0).

Asnjëra nga skuadrat nuk e gjeti rrjetën në fraksionin e parë të lojës, i cili u mbyll pa gola.

Mirëpo, në gjysmën e dytë të ndeshjes së zhvilluar në San Siro, Rossonerët arritën të shënojnë dy herë.

(Foto: Twitter/AC Milan)

Theo Hernandez u inkuadrua në lojë në minutën e 59-të. Nuk zgjati shumë dhe asistoi te Brahim Diaz (68’), i cili e zhbllokoi rezultatin.

Më pas, Alexis Saelemaekers, një tjetër futbollist i inkuadruar nga banka rezervë, asistoi te Theo Hernandez dhe ky i fundit e dyfishoi epërsinë (82’).

Milani mban pozitën e dytë në tabelë me 13 pikë, aq sa ka edhe lideri Inter. Për Venezian, kjo ishte humbja e katërt e sezonit, ndërsa ka arritur vetëm një fitore deri më tani. /Telegrafi/