Paris Saint-Germain thuhet se ka ofruar 40 milionë euro për mbrojtësin e krahut të Milanit, Theo Hernandez, por Rossonerët menjëherë refuzuan ofertën.
Mbrojtësi francez mbërriti në San Siro nga Real Madridi në sezonin 2019-20 dhe ka shkëlqyer nën urdhrat e trajnerit Stefano Pioli.
Paraqitjet mbresëlënëse në Serie A nuk i kanë siguruar atij një vend pranë vëllait të tij, Lucas, në ekipin kombëtar të Francës, por francezët nuk po e anashkalojnë plotësisht 23-vjeçarin.
Gjigantët e Ligue 1, PSG thuhet se janë të interesuar për ish-lojtarin e Real Madridit, i cili është paraqitur 81 herë për Milanin, duke kontribuar me 15 gola dhe 13 asistime.
Sipas gazetës Tuttosport, PSG po kërkon të përforcojë krahun e majtë të mbrojtjes dhe ka vendosur një ofertë prej 40 milionë eurosh për Hernandezin.
#ParisSaintGermain have reportedly offered €40m for #ACMilan full-back Theo Hernandez, but the #Rossoneri immediately rejected the bid.https://t.co/ZJjrHOna2f#SerieA #Ligue1 #PSG #TheoHernandez
— Football Italia (@footballitalia) July 14, 2021
Milan, i cili e nënshkroi atë nga Reali për një shifër të raportuar prej 21.5 milionë eurosh në verën e vitit 2019, nuk janë të interesuar të dëgjojnë ofertat për yllin e tyre me ndikim dhe kanë refuzuar menjëherë ofertën nga kryeqyteti francez.
Ndryshe, Theo Hernandez ka një kontratë me Rossonerët deri në qershor të vitit 2024. /Telegrafi/