Milani ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për takimin kundër Atalantës që zhvillohet në kudër të javës së 19-të në Serie A.
Takimi mes dy skuadrave fillon në ora 18:00 dhe do të luhet në stadiumin San Siro.
Për këtë takim, Milani do të jetë pa Ismaila Bennacer, Mattia Gabbia që janë të lënduar, Hakan Calhanouglu i sëmurë , Alessandro Romagnoli ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë dhe Alexis Saelemaekers që është i përjashtuar me karton të kuq.
Në anën tjetër, Atalanta nuk do mund të llogarisë vetëm në Mario Pasalicin që po ashtu është i lënduar.
Por, te Milani për herë të parë janë ftuar edhe dy transferimet e reja, Fikayo Tomori që kaloi në huazim nga Chelsea dhe Mario Mandzukic si transferim i lirë. /Telegrafi/
First call-up for @MarioMandzukic9 and @fikayotomori_ 👊🔴⚫
Prima convocazione per gli ultimi due acquisti 👊🔴⚫#MilanAtalanta #SempreMilan @pumafootball pic.twitter.com/Y8Zbfmry3R
— AC Milan (@acmilan) January 23, 2021