Telegrafi

Milani pritet të ndryshojë tërësisht, për sulmin projektohet transferimi i David

Milani pritet të bëjë ndryshime të mëdha në afatin kalimtar të verës.

Rossonerët do të ulin edhe pagat e futbollistëve, pasi synimi i klubit është që mos të ketë lojtar më të paguar se dy milionë euro në stinor.

Zlatan Ibrahimovic pritet të largohet në fund të sezonit, ndërsa Milani nuk do ta rikthejë as polakun Piatek.

Sulmi do t’i besohet portugezit Rafael Leao, ndërsa Milani synon që në repartin ofensivë ta transferojë edhe sensacionin kanadez Jonathan David.

20-vjeçari po kërkohet nga gjysma e Evropës, pas shkëlqimit me Gentin këtë edicion ku ka shënuar 23 gola e ka bërë 10 asistime në 40 ndeshje zyrtare.

Rossonerët janë gati të shpenzojnë deri në 30 milionë euro për reprezentuesin kanadez, i cili do të ketë të sigurt edhe formacionin bazë.

Por për të arritur transferimin e tij, Milani duhet ta mposhtë konkurrencën e skuadrave tjera të mëdha që duan shërbimet e David si Roma, Dortmund, Bayern Munich, Chelsea, Arsenal, Inter, Napoli e Everton. /Telegrafi/