Milan ka prezantuar edhe fanellat e treta që do t’i bartin për edicionin e ri.
Skuadra e madhe italiane prej dy vitesh po vishet prej kompanisë gjigante Puma, e cila tanimë i ka prezantuar edhe fanellën e tretë.
Dy fanellat e para për edicionin e ri Milani i ka prezantuar më parë dhe ato janë me ngjyrat tradicionale e para kuqezi ndërsa e dyta e zezë.
Ndërkohë Rossonerët kanë befasuar të gjithë me ngjyrën e fanellës së tretë, e cila është ngjyrë e kaltër.
Kanë qenë futbollistët si Zlatan Ibrahimovic, Ante Rebic, Samuel Castillejo e Simon Kjaer që e kanë prezantuar këtë fanellë.
Megjithatë tifozët nuk e kanë pritur aspak mirë, pasi e kanë kritikuar klubin për ngjyrën e kaltër, ngjyrë që e ka rivali lokal i Milanit, Inter. /Telegrafi/