Site icon Telegrafi

Milani pret Fiorentinën në kërkim të pikëve të reja, formacionet zyrtare

Milan ka startuar në mënyrë fantastike këtë edicion në elitën e futbollit italian.

Rossonerët pas tetë javëve të para e shohin vetën në krye të tabelës me 20 pikë të grumbulluara.

E në kuadër të xhiros së nëntë, Milan do të jetë nikoqir i Fiorentinës që nuk e ka nisur mirë këtë edicion dhe ndodhen në vendin e 15-të me vetëm tetë pikë.

Kuqezinjtë synojnë që të marrin tri pikët e radhës për ta ruajtur pozitën e parë në tabelë.

Në anën tjetër klubi vjollcë udhëton drejt San Siros për të shkaktuar befasi pasi janë në kërkim të pikëve për tu ngjitur në tabelë.

Formacionet zyrtare:

Milan: G Donnarumma; Calabria, Kjaer, Romagnoli, Theo Hernandez; Tonali, Kessie; Saelemaekers, Calhanoglu, Brahim Diaz; Rebic.

Fiorentina: Dragowski; Milenkovic, Caceres, Pezzella, Biraghi; Pulgar, Castrovilli, Amrabat; Callejon, Vlahovic, Ribery.

/Telegrafi/

Exit mobile version