Site icon Telegrafi

Milani preferon mbrojtësin shqiptar për mbrojtjen e Montellas (Foto)

Mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi ka kaluar në ‘pole-positon’ sa i përket përforcimit të mbrojtjes së Milanit.

Milani tani janë duke konsideruar mbrojtësin e Valencias, Shkodran Mustafin për mbrojtjen e tyre përpara mbrojtësit të Villarealit, Mateo Musacchio.

Rossonerët ishin të lidhura me objektivin e vjetër të Vincenzo Montella, , argjentinasin 25-vjeçar, por çmimi i lartë dhe dyshimet mbi gjendjen fizike të lojtarit kanë ftohur negociatat.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet

Klubi italian tani po merr në konsideratë tjera alternativa.

Ndërsa, kishin qenë më parë të lidhur me mbrojtësin e Bayer Leverkusenit, Jonathan Tah, Calciomercato.it tani beson se ata kanë vendosur sytë mbi mbrojtësin shqiptar, Shkodran Mustafi, si të preferuarin e tyre.

Lojtari i Valencias ka përvojë në Serie A, pasi ka luajtur për Sampdorian, dhe me 24 vjet, ende ka kohë të mjaftueshme për rritje. /Telegrafi/

Exit mobile version