Milani është i interesuar në Alfred Duncan më shumë se bashkëlojtarin e tij te Sassulo, Stefano Sensi.
Lidhjet e Milanit me Sensi kanë qenë të njohur për disa kohë, por çmimi i tij prej 25 milion euro ka krijuar një problem.
Gjithashtu klubi Neroverdi nuk është i interesuar të lirojë mesfushorin italian në mes të sezonit.
Sipas mediumit Sportitalia, Rossonerët kanë kthyer mendjen tek një lojtar tjetër i Sassuolos.
Milani më shumë gjasa ka të marr një marrëveshje në afatin kalimtar të janarit për mesfushorin Duncan.
Ai do të kushtonte më pak, rreth 20 milionë euro, dhe besohet të jetë entuziast për lëvizjen e mundshme në San Siro.
Roma gjithashtu kanë qenë e lidhur me Duncan, por interesi i tyre është venitur tashmë.
Duncan është lojtar i dalë nga akademia e Interit, por me Nerazzurrët ka zhvilluar vetëm katër ndeshje dhe për këtë është larguar. /Telegrafi/