Site icon Telegrafi

Milani pranë Keitas së Lazios?

Milani në këtë sezon ka si objektiv rikthimin në Kupat e Europës, dhe ka nisur të lëvizë në këtë session të shit-blerjeve me qëllim gjetjen e lojtarëve cilësore, që mund ta ndihmojnë Vincezo Montellën në këtë rrugëtim.

Një prej emrave më të përmendur dhe që trajneri napoletan e vlerëson shumë është sulmuesi Lazios, Keita Balde.

Lexo po ashtu Të gjitha transferimet

Mediat italiane raportojnë se klubi kuqezi po përgatit një sulm vendimtar për ta afruar senegalezin në “Milanello”.

Sulmuesi 21-vjeçar nuk ka gjetur gjuhën e përbashkët me drejtuesit bardhekaltër për zgjatjen e kontratës që përfundon në verën e vitit 2018 dhe për këtë arsye duket se klubi nga kryeqyteti është gati të pranoj ofertën e Milanit, ofertë e cila konsiston në një huazim me detyrim blerjeje prej 20 milion eurosh.|

Presidenti i Lazios, Claudio Lottito në fakt pretendon 30 milion euro por besohet se gjithçka mund të mbyllet për më pak. /Telegrafi/

Exit mobile version