Milani është duke punuar që të ndërrojë Andre Silvan me sulmuesin e Monacos, Radamel Falcao, pasi të dy kanë të njëjtin agjent.
Sipas Tuttosport palët janë takuar të mërkurën memenaxherin Jorge Mendes i cili po e planifikon shkëmbimin.
Andre Silva nuk është në planet e Rossonerëve, vetmë një vit pasi u ble për 38 milionë euro.
Kjo mund të jetë e mirë për Monacon, që mund ta lirojë Falcaon për një eksperiencë të re në Serie A.
Kolumbiani i ka mbushur 32 vjet, ndërsa këtë sezon ka shënuar 24 gola në 25 ndeshje.
Kontrata e tij skadon në qershor të vitit 2020.
Klub janë të vendosur që ta sjellin një sulmues të madh për trajnerin Gennaro Gattuso. /Telegrafi/