Telegrafi

Milani po mendon t’i shesë Castillejon dhe Laxaltin

Samu Castillejo (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Milani planifikon t’i shesë disa lojtarë që i transferuan vitin e kaluar, duke përfshirë Diego Laxalt dhe Samu Castillejo, me Newcastle Unitedin dhe Valencian të interesuar.

Sipas La Gazzetta dello Sport, drejtorët e rinj Paolo Maldini dhe Zvonimir Boban janë duke punuar shumë që t’i qartësojnë të ardhmet e disa lojtarëve në klub.

Laxalt u transferua nga Genoa një vit më parë për 17 milionë euro, por arriti vetëm 29 paraqitje në sezonin që lamë pas, shumica e të cilave ishin nga banka rezervë, duke kontribuar me vetëm një asistim.

Diego Laxalt (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Torino dhe Atalanta janë të interesuar për transferimin e uruguaianit, ndërsa Newcastle e kishte kërkuar atë edhe gjatë afatit kalimtar të janarit. Është raportuar se Laxalt do të lejohet të largohet nëse vjen një ofertë me vlerë 12 milionë euro. Castillejo ende duhet të takohet me drejtorët për të parë nëse trajneri i ri Marco Giampaolo dëshiron të mbajë atë në skuadër.

Lexo po ashtu Milani përgatit revolucionin - nëntë lojtarë pritet të largohen, Donnarumma në pikëpyetje  

Nëse jo, atëherë Valencia është e përgatitur të futet në garë për shërbimet e tij, pasi ai tashmë ka punuar me trajnerin Marcelino në Villarreal.

Castillejo u ble nga Villarreali në gusht të vitit 2018 për 25 milionë euro, por arriti të shënonte vetëm katër gola dhe katër asiste në 40 paraqitje. /Telegrafi/