Milani është i etur për të gjetur një blerës për Lucas Paqueta, por duhet të marrë të paktën 25 milionë euro për të shmangur humbje nga blerja e brazilianit.
Sipas gazetës italiane Tuttosport, 22-vjeçari është duke dal një problem i madh për hierarkinë e kuqezinjve, me fajin që po kalohet herë diku e herë diku tjetër se kush është përgjegjës për dështimin.
Ai kushtoi 39 milionë euro kur u nënshkrua nga Flamengo në janar të vitit 2019 dhe me bonuse mund të shkonte në 45 milionë euro.
Pas një gjashtë mujori premtues, Paqueta është zhdukur praktikisht nga skuadra, duke mos arritur të bëjë ndikim me Marco Giampaolon ose Stefano Piolin.
Ai bëri 19 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon, shumica prej tyre nga banka, dhe kontribuoi vetëm me një asistim.
Kuqezinjtë kishin provuar ta shisnin atë në janar, por nuk gjetën dikë të gatshëm të paguante shumën e dëshiruar.
Paris Saint-Germain mbetet destinacioni më i mundshëm, megjithëse ata hezitojnë të paguajnë shifrën prej 25 milionë eurosh. /Telegrafi/