Site icon Telegrafi

Milani po ia vazhdon kontratën Borinit

Fabio Borini (Foto: AC Milan/Twitter)

Në afatin kalimtar veror Fabio Borini pritej të largohej nga Milani, mirëpo qëndrojë në skuadër.

Në vitin 2017 italiani u transferua në San Siro në formë huazimi nga Sunderlandi me detyrim për ta blerë në fund të sezonit për 5.5 milionë euro.

Kjo nuk ishte edhe një marrëveshje e keqe, duke shikuar nga aspekti se sa minuta ka luajtur lojtari në dy sezonet e fundit.

Fabio Borini duke festuar pas golit të shënuar (Getty Images)

Ish-anëtari i Liverpoolit ka kontratë me Rossonerët deri në vitin 2020, mirëpo Milani ka mundësinë që të vazhdojë kontratën edhe një vit për të.

Lexo po ashtu Borini: Kurrë nuk isha pranë transferimit në Kinë

Sipas asaj që raporton Calciomercato, skuadra italiane po mendon që t’i zgjasë kontratë edhe për një vit sulmuesit.

Në ditët e ardhshme pritet që të bëhet zyrtare nënshkrimi i kontratës mes të dyja palëve, mirëpo që kjo gjë mund të mos u pëlqejë tifozëve të tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version