Site icon Telegrafi

Milani po e shpërblen Piolin me kontratë të re

Milani thuhet se është gati të nënshkruajë një marrëveshje të re me Stefano Pioli, pasi drejtori gjeneral Ivan Gazidis mbërrin në Itali të enjten për të finalizuar detajet përfundimtare.

Strategu është bombarduar me pyetje në lidhje me të ardhmen e tij në Milanello, pasi ish-trajneri i Interit i ka udhëhequr kuqezinjtë në majat e futbollit italian.

Milani është lider së bashku me Napolin në Serie A, teksa ende janë të pamposhtur me 32 pikë pas 12 ndeshjeve, dhe kjo ecuri po e shpërblen.

Pioli ka një mesatare prej 1.97 pikësh në 104 ndeshje me Milanin dhe 10 fitoret në Serinë A 2021-2022 kanë nxitur mediat të kërkojnë përgjigje për situatën kontraktuale të trajnerit.

Trajnerit iu dha çmimi i trajnerit të muajit të Serie A në tetor dhe Milani po punon për ta firmosur një marrëveshje të re në San Siro. /Telegrafi/

Exit mobile version