Skuadra italiane, Milan nuk e ka ndërmend të ndalet duke bërë transferime.
Pas shumë transferimeve në verë, Milani do të tentojë përforcimin e skuadrës edhe gjatë afatit kalimtar të janarit.
Emri i ri në listën e ‘Rossonerëve’ është mesfushori i talentuar belg Leander Dendoncker.
Drejtori sportiv i Milanit, Massimiliano Mirabelli ishte prezent në ndeshjen miqësore mes Belgjikës dhe Meksikës për ta parë nga afër lojtarin.
Por Dendoncker nuk u aktivizua fare nga trajneri i Belgjikës në këtë sfidë duke qëndruar për gjatë 90 minutave në stol.
Kësisoj Mirabelli ka vendosur që të jetë prezent në stadium edhe në ndeshjen e radhës të Kombëtares belge përballë Japonisë për ta parë nga afër talentin belg.
Sipas medieve italiane, Milani e ka në listën e dëshirave që një kohë të gjatë lojtarin dhe ka gati një ofertë për të.
‘Kuqezinjtë’ pritet të dërgojnë një ofertë prej 35 milionë euro për transferimin e 22-vjeçarit në ‘San Siro’.
Në garë për talentin e Anderlechtit janë edhe disa skuadra të mëdha evropiane si Chelsea, Manchester United, Bayern Munich, Barcelona dhe PSG. /Telegrafi/