Telegrafi

Milani po e monitoron situatën e Cancelos në Man City

Situata e mbrojtësit portugez, Joao Cancelo te Manchester City po tërheq interes nga klube të tjera.

Mbrojtësi i gjithanshëm nuk është në favor të menaxherit Pep Guardiola në City për momentin.

Ai ka qenë herë titullar dhe herë si rezervist, veçanërisht që nga pushimi i Kupës së Botës “Katar 2022”.

Lexo po ashtu Man City ka gati ‘operacionin fshesa’, pesë yje mund të largohen

Sipas The Sun, Milani po vlerëson nëse një marrëveshje për të nënshkruar me Cancelo është e mundur.

Mbrojtësi ka një kontratë që zgjat deri në vitin 2027, duke qenë se ai ka rinovuar së fundmi marrëveshjen e tij.

Megjithatë, nëse ai është vazhdimisht në stolin e Cityt, ai mund të dëshirojë të largohet për të gjetur tek një skuadër tjetër futboll të rregullt. /Telegrafi/