Milani po bënë presion të madh për të nënshkruar me mbrojtësin e djathtë te Tottenham, Serge Aurier.
Sipas Soccer Link, bisedimet janë “përshpejtuar” gjatë javës së fundit dhe të dy klubet mund të bien dakord për një marrëveshje përpara afatit të fundit që është 2 shtator.
Sipas kësaj faqeje në internet, Aurier dëshiron të largohet nga Tottenham për në Milan.
Sidoqoftë, ai nuk do të vijë i lirë pasi Spurs thuhet se po kërkojnë 25 milionë euro për ish-mbrojtësin e Paris Saint-Germain.
Ardhja e tij do të hedhë dyshime mbi të ardhmen e Andrea Conti dhe Davide Calabria, që aktualisht ishin zgjedhjet e klubit.
Por njëra nga këta mund të largohet, ku sa i përket Contit ka disa oferta. /Telegrafi/