Milani është duke kërkuar edhe një sulmues për të mbyllur me afrimet e kësaj vere.
Rossonerët kanë qenë mjaftë aktiv në afatin kalimtar veror, por synimi është që të afrohet edhe një sulmues për ta kompletuar repartin ofensivë.
Sulmuesi iranian Mehdi Taremi është objektivi kryesor i Rossonerëve për repartin ofensivë dhe Milani po tenton afrimin e tij.
Fabrizio Romano ka njoftuar se Milani pritet të bëj gjatë ditës një propozim verbal për iranianin, edhe pse kërkesat e Portos janë të larta.
Gjiganti portugez synon të fitoj 25 milionë euro nga largimi i Taremit, shumë që Milani nuk dëshiron ta shpenzojë.
AC Milan will present verbal proposal for Mehdi Taremi. No plans to match asking price in excess of €25m but Milan want to try until the end. 🔴⚫️🇮🇷 #ACMilan
Taremi already gave his green light to AC Milan weeks ago and he’s keen on the move — it’s up to FC Porto. pic.twitter.com/DNO2kwRkMD
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 28, 2023
Megjithatë dy klubet pritet të vazhdojnë negociatat pasi te Milani janë të vendosur të nënshkruajnë me iranianin.
Ditët e fundit janë vendimtare për të ardhmen e Taremit i cili ka shprehur dëshirën për t’iu bashkuar gjigantit italian. /Telegrafi/