Site icon Telegrafi

Milani planifikon transferimin e dyshes së Lazios

Mediat italiane raportojnë se Milani po planifikon një goditje të dyfishtë për Keita Balde Diao dhe Stefan de Vrij të Lazos.

Sipas Corriere dello Sport, të dy lojtarët admirohen në masë të madhe nga trajneri Vincenzo Montella.

Megjithatë, asnjëri futbollistë nuk mund të vjen si transferim i lirë, por duhen të paguhen shifra të kënaqshme.

Lexo po ashtu Milani dëshiron t'ia 'rrëmbej' Romës sulmuesin boshnjak

Dyshja në fjalë janë të vlerësuar nga presidenti i klubit Claudio Lotito në shifrën prej më shumë se 50 milionë eurove dhe kuqezinjtë duhet të jenë të gatshëm të investojnë nëse duan të sjellin dyshen në San Siro.

Një alternativë për De Vrij do të ishte mbrojtësi i Villarrealit, Mateo Musacchio, me të cilin Milani kanë qenë shumë të lidhur.

Thuhet se mbrojtësi argjentinas do të jetë në dispozicion për rreth 18 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version