Domenico Berardi është duke kaluar sezonin e tij më të mirë në karrierë, ku deri më tani ka shkëlqyer në Serie A.
Sulmuesi italian ka arritur të shkoj në numrin dyshifror si të golave ashtu edhe të asistimeve deri më tani në elitën e futbollit italian.
27-vjeçari ka zhvilluar 25 ndeshje zyrtare ku deri më tani ka realizuar 12 gola dhe ka kontribuar me 14 asistime.
Berardi pëlqehet shumë nga Milani me Rossonerët që tanimë po shihen si favoriti kryesor për transferimin e tij.
Drejtori i Rossonerëve, Paulo Maldini tanimë ka zhvilluar bisedat e para me Sassuolon për të gjetur një marrëveshje.
Drejtuesit e Sassuolos i kanë treguar Maldinit se për ta marrë Berardin atëherë duhet të paguhen 35 milionë euro, shifër që Milani është gati ta shpenzojë.
Gjithsesi në garë për lojtarin mbeten edhe skuadrat e tjera si Inter, Roma dhe Arsenal. /Telegrafi/