Pas Divock Origit të Liverpoolit, Milani është në bisedime për transferimin e Adnan Januzajt si lojtar të lirë në afatin kalimtar veror.
Media të shumta në Itali dhe në Angli njoftojnë se Rossonerët janë pranë arritjes së marrëveshjes me kushtet personale me Origin, kontrata e të cilit me Redsat skadon më 30 qershor.
Kurse tani, gazetari i Sportitalia, Rudy Galetti, pohon se një tjetër futbollist mund t’i bashkohet klubit nga San Siro.
Januzaj do të jetë lojtar i lirë në fund të sezonit, duke qenë se do t’i përfundojë kontrata me Real Sociedad.
🚨📞 #Milan, per la fascia destra è stato proposto #Januzaj a parametro zero. 🔴⚫
📌 Il giocatore 🇧🇪 della #RealSociedad è gestito anche da Mino #Raiola. 🐓⚽ #Calciomercato #SerieA
— Rudy Galetti (@RudyGaletti) March 23, 2022
Aftësitë e anësorit shqiptar janë një aset i dobishëm, sepse ai mund të luajë në krah të djathtë, në krah të majtë apo prapë sulmuesit kryesor.
Me përvojat e kaluara te Manchester Unitedi, Sunderlandi e Borussia Dortmundi dhe tash në La Liga, 27-vjeçari konsiderohet se mund t’i shërbejë Milanit në sezonin e ardhshëm.
Januzaj është lidhur edhe me Napolin si zëvendësim për Lorenzo Insignen që do të largohet drejt Toronto FC. /Telegrafi/