Site icon Telegrafi

Milani planifikon raundin e ri të bisedimeve me Man United për transferimin e Rashford

Milani pritet që të nis një raund të ri bisedimesh me Manchester Unitedin pasditen e së hënës, teksa ‘Rossonerët’ po punojnë në një marrëveshje për transferimin e reprezentuesit anglez Marcus Rashford në ‘San Siro’.

Sipas një përditësimi të fundit nga Gianluca Di Marzio, përfaqësuesit e të dyja klubeve do të takohen këtë të hënë për të diskutuar detajet e mëtejshme sa i përket një huazimi të mundshëm të lojtarit.

Përfaqësuesit e Rashford kanë udhëtuar anembanë Evropës për të biseduar me një numër klubesh gjatë javës së fundit, duke përfshirë Barcelonën dhe Borussia Dortmund.

Milani po shpreson që ta sjellë Rashfordin në Serie A si huazim, me mundësinë e blerjes së kartonit të tij, teksa ‘Djajtë e Kuq’ po synojnë ta shesin atë menjëherë, ose ta huazojnë me obligim blerje.

Sidoqoftë, raportimet e javës së kaluar pretenduan se United është i hapur ndaj idesë për ta dërguar Rashfordin në huazim pa përfshirë opsionin e blerjes në marrëveshje.

Ka ende edhe disa probleme të tjera për t’i adresuar, pasi dy klubet duhet ende që të vendosin se si ta ndajnë pagën e madhe të lojtarit, ku Unitedi besohet se ka shprehur gatishmërinë të paguajë pjesën më të madhe të saj./Telegrafi/

Exit mobile version